Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete, sot në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, policia është njoftuar se në një banesë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë, një person është pa shenja jete”, u shpreh ai.
Rugova tha gjithashtu se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.