Dukagjini e mposht Gjilanin
Dukagjini e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-1.
Goli i parë gjatë ndeshjes u shënua veç një minutë pasi nisi loja. Topin në rrjetë e futi Edison Kqiku i Gjilanit.
E Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 30-të, kur Met Millaku shënoi gol.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1.
Dukagjini kaloi në epërsi në pjesën e dytë, kur Altin Merlaku shënoi gol në minutën e 48-të.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Supërligës së Kosovës në futboll.