Opinion / Respekti ndaj aleatëve nuk është servilizëm

Opinion / Respekti ndaj aleatëve nuk është servilizëm

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit

Respektimi i miqve të cilët na mbajtën gjallë, kur na kanosej zhdukja nga Kosova jonë, na mundësuan kthimin në atdheun e çliruar dhe përkrahën për ta ndërtuar shtetin, nuk mund të jetë servilizëm.

Servilizëm është kur flet për suksese pasi je larguar nga premtimet e fushatës pa bërë asnjë hap për t’i realizuar ato. Në vend të koordinimit me aleatët shpërndan ligjërata si pronar i të vërtetës, premton zhvillim ekonomik dhe sjell shpërngulje masive, premton drejtësi e drejtësia është pushtet i ndarë nga ekzekutivi dhe legjislativi, por, nuk ua përmirëson kushtet.

Kur drejtuesit tanë ushtarakë e politikë i respektuam aleatët tanë, para dhe gjatë luftës, pas çlirimit dhe pavarësisë, nuk ishin servilë. Ata i respektuan aleatët duke marrë maksimumin në ato rrethana. Ne i kishim mendtë në krye për ta ditur nevojën e Kosovës përtej protagonizmave. Nuk ishim servilë kur kemi hyrë në bisedime për ta arritur Marrëveshjen në Rambuje dhe bombardimin e Serbisë.

Nuk ishim servilë as në Vjenë për ta arritur pavarësinë. Nuk ishim servilë kur u ndërtuan të gjitha institucionet shtetërore dhe pavarësia e mbikëqyrur mbeti në duar të vendorëve, kur e ndërtuam diplomacinë, ushtrinë, institucionet e sigurisë. Nuk ishim servilë ndaj aleatëve por falënderues e respektues ashtu siç jemi sot.

Pastaj, vije një dorë e trushpëlarëve e analfabetëve serik, të cilët historinë e kanë mësuar në facebook, me deklarime të shumëzuara e subvencionuara të disa psikopatëve që luftën dhe pasojat e saj i kanë parë në televizor, storjen e suksesit të Republikës së Kosovës e trajtojnë si shkatërrim dhe sanksionet ku bëjnë pjesë Rusia e Bjellorusaia nuk i shohin si fatkeqësi.

Respektimi i aleatëve, është detyrë parësore e secilit që merr mundin ta çoj përpara Kosovën. Kishte edhe më herët popullista në ekzekutiv që pretendonin të bëheshin dikush, por, në njërën nga tavolinat kur ka ardhur njëri diplomat, për të shmangur gabimet e popullistit, i thotë “stop”. Ai pretendonte të mbrohej disi, por, diplomati i thotë shkurt “who are you …”.

Për fat të keq, në vend se të vinte Shefi i CIA-s për të dhënë mirënjohje për Kosovën, na fut në bllokun e takimeve Burns-Dodik-Vuçiq-Kurti, ku, sipas mendimit tim, në dritën e ngjarjeve globale, porosia ka qenë e qartë si ajo e diplomatit ndaj popullistit tonë: “Who are you m…”.

Nuk e kemi merituar këtë trajtim prej aleatit vendimtar, do Zoti e kthehemi mbarë dhe vendimmarrësit i shohin me respekt e pa servilizëm mundësitë tona të ecjes përpara me aleatët, si zyrtar të shtetit në vendin e tretë më të varfër në Evropë.