Shteti Islamik e pranon se qëndron pas sulmit në Gjermani

Shteti Islamik e pranon se qëndron pas sulmit në Gjermani

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit që vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë.

Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati, raporton Reuters.

Duke e përshkruar njeriun që kreu sulmin si një “ushtar të Shtetit Islamik”, grupi militant tha në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.