City mund Ipswich, triumfon dhe Tottenham

City mund Ipswich, triumfon dhe Tottenham

Dy fitore në dy ndeshjet e para. Manchester City e nis në mënyrë perfekte kampionatin, teksa sot ka fituar 4-1 ndaj Ipswich Town.

Szmodics befasoi “qytetarët” që në minutën e 7-të, port kundërpërgjigja ishte e shpejt.

Në harkun e katër minutave, City shënoi tre gola të shpejtë me një dopietë të Haaland dhe një nga De Bruyne duke marrë 3 pikët e radhës. Dy minuta nga fundi i ohës së rregullt, Haaland shënoi golin e tretë personal.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham fitoi 4-0 ndaj Everton, duke marrë 3 pikët e para. Son shënoi dy gola, ndërkohë që dy të tjerat u shënuan nga Bissouma dhe Romero.