Macron javën e ardhshme viziton Serbinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht.
Kështu u tha në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Vizita e Macronit në Beograd do të realizohet më pak se pesë muaj pasi ai e priti në Paris homologun e tij serb, Vuçiq.
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit.
Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore, që u mbajtën në Paris, Vuçiq muajin e kaluar tha se vizita e Macronit në Serbi pritet të realizohet në fillim të shtatorit.
Jozyrtarisht ishte raportuar se kusht për vizitën e Macron ishte arrestimi i kryeterroristit, Milan Radoiçiq.