Vdes në Spitalin e Gjilanit një i burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.
Sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake.
Në njoftim thuhet se ai i kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.