HomeAktualeTakohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Limaj ka theksuar se në këtë periudhë jo të lehtë për vendin, qytetarët me të drejtë presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika.

“Besoj se është koha që forcat politike që ndajnë të njëjtat vlera shtetformuese të bashkëpunojnë për interesin e Kosovës”.

“Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Limaj.

Në këtë frymë, Limaj ka thënë se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, në këto zgjedhje.

“Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

“Mbështetja për këtë bashkëpunim është edhe mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare, për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që sot padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke mbrojtur me dinjitet, krenari dhe vendosmëri luftën e drejtë të popullit tonë për liri”, ka theksuar Limaj.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe njerëz që interesin e qytetarëve dhe të shtetit e vendosin mbi çdo interes tjetër.

“Besoj se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Kosovës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje stabile, funksionale dhe me vizion afatgjatë”, ka deklaruar Limaj.

Lajmet e Fundit

PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale...

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë...

Kurti vizitoi Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i...

Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur nga Praga në prag të ndeshjes miqësore...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...