6100 qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalet në RKS

6100 qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalet në RKS

Qytetarët Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se deri dje janë konvertuar 6100 patentë shoferë. “Në Leposaviq janë konvertuar 1866 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1471, në Zubin Potok 916, në Zveçan 1121, në Graçanicë 210, në Kamenicë 99, në Shtërpcë 65, në Gjilan 469etj”, tha ai.

Ndryshe Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka zgjatur afatin për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.

Vendimi për shtyrje të konvertimit të patentë shoferëve ka ardhur pas kërkesës së madhe të serbëve të Kosovës për konvertim.

Por pas datës 23 gusht, është paralajmëruar se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.