HomeEkonomiATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë

ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë

spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin Sami Salihu, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga Reforma tek Rezultatet: Dëshmi mbi ndikimin e reformës në administratën tatimore”, e organizuar nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike në Greqi, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Konferenca u mbajt në Athinë dhe mblodhi drejtues të administratave tatimore, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, me fokus në transformimin institucional, digjitalizimin, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e reformave në administratat tatimore.

Në kuadër të sesionit “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Cilat zgjedhje në renditjen e reformave ishin më të rëndësishmet dhe pse? drejtori Mentor Hyseni prezantoi temën “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Ndërtimi i besimit, nxitja e rritjes”, ku ndau përvojën e Kosovës në procesin e reformimit të administratës tatimore, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, avancimin e shërbimeve digjitale dhe krijimin e një administrate moderne, transparente dhe efikase.

Me këtë rast, Drejtori Hyseni deklaroi se transformimi i administratës tatimore nuk matet vetëm me rritjen e të hyrave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar besim, transparencë dhe shërbime moderne për tatimpaguesit. Vetëm përmes reformave të qëndrueshme dhe digjitalizimit mund të krijojmë një ambient që nxit zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e ATK-së zhvilluan gjithashtu takime me homologë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u diskutuan praktikat më të mira për modernizimin e administratave tatimore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e ATK-së në këtë forum ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e reformave institucionale, në përputhje me standardet moderne evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në administrimin tatimor.

Lajmet e Fundit

Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Autoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore...

Hamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka...

Komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik dhe financiar

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...