Kurti edhe në ShBA flet për progresin ekonomik e demokratik të Kosovës në tri vitet e fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde si dhe presidenten e NDI, Tamara Wittes, ka shprehur falënderim për mbështetjen e palëkundur të tyre ndër vite ndaj Kosovës.
Në një postim në Facebook, ku edhe ka ndarë disa fotografi nga nata e parë e Konventës Kombëtare Demokratike në ShBA, ai poashtu tha se ata i ka njoftuar me zhvillimet në vend dhe progresin ekonomik e demokratik të tri viteve të fundit në Kosovë.
Ndër të tjera, Kurti tha se sot në ditën e dytë të Konventës, organizohet diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”, ku do të jetë pjesëmarrës në panelin hapës.