Osmani ia dorëzon flamurin lojtarit që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”

Osmani ia dorëzon flamurin lojtarit që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar flamurin lojtarit të Komitetit Paralimpik të Kosovës, i cili këtë muaj do të udhëtoj në Paris të Francës për Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.

Osmani tha se me dorëzimin e këtij flamuri paraatletit Grevist Bytyqi, tregon mbështetjen e të gjithë popullit të Kosovës për këtë përfaqësim që do ta bëjë ai Kosovës në këto lojëra.Ajo ka thënë se është e bindur se Kosova do të përfaqësohet dinjiteteshëm dhe se do të shkëlqej siç ka shkëlqyer çdo herë në arenën ndërkombëtar nëpërmjet sportistëve.

“Nëpërmjet dorëzimit të këtij flamuri dua ta tregoj mbështetjen të gjithnjë popullit të Kosovës për këtë përfaqësim. Të gjithë do të brohorasin për ty, të gjithë do të jemi me ty, jemi krenar që Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Paralimpike. Ka qenë sukses historik i Kosovës anëtarësimi i Kosovës në Komiteti Paralimpik. Edhe pse po marrim pjesë vetëm me një atlet. Është vërtetë përfaqësim historik dhe jam e bindur që do ta përfaqësosh Kosovën dinjiteteshëm dhe Kosova do të shkëlqej siç ka shkëlqyer çdo herë në arenën ndërkombëtare nëpërmjet sportistëve tanë”, ka thënë ajo.

Me 28 gusht, ekipi i këtij Komiteti do të debutojnë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”./EO/