Vdes ikona e atletikës, Kadri Kaqandolli
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka dërguar Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ikonës së atletikës, Kadri Kaqandolli.
Krasniqi ka theksuar se i ndjeri Kaqandolli ia ka kushtuar gjithë jetën atletikës dhe sportit në përgjithësi, duke kontriboouar në forma të ndryshme në avancimin dhe masivizimin e mbretëreshës së sportit.
“E nderuara familja, Kaqandolli
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së atletikës, Kadri Kaqandolli.
I ndjeri Kaqandolli ia ka kushtuar gjithë jetën atletikës dhe sportit në përgjithësi, duke kontriboouar në forma të ndryshme në avancimin dhe masivizimin e mbretëreshës së sportit.
Ishte pjesë e nismës për pavarësimin e sportit të atletikës në vitet 90-ta. Pas karrierës së suksesshme si atlet i Prishtinës, i ndjeri Kaqanolli u angazhua si trajner në klubin e Prishtinës, ku punoi me pasion dhe përkushtim të lartë në nxjerjen e talentëve, deri kur vdekja e ndau nga ne.
Ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk të madh tek brezat e rinj, të cilët kaluan nën këshillat e tij.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe gjithë lëvizjes olimpike në vend, iu shpreh ngushëllime të thella familjes së tij, Federatës Atletike të Kosovës dhe gjithë miqve e dashamirëse të sportit”, thuhet në telegramin ngushëllues të Ismet Krasniqit, president i KOK-ut.