HomeEkonomiAKB-ja: 780 euro për punëtorët e sektorit publik, 100 euro për sektorin...

AKB-ja: 780 euro për punëtorët e sektorit publik, 100 euro për sektorin privat – a është kjo drejtësi ekonomike?

spot_img

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësimin lidhur me qasjen e pabarabartë ndaj punëtorëve në Kosovë, ku po krijohet një dallim i dukshëm mes sektorit publik dhe sektorit privat.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk mund të ndërtojë politika sociale dhe ekonomike të qëndrueshme duke favorizuar vetëm një pjesë të punëtorëve, ndërsa lë anash sektorin që mban barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe mbushjes së buxhetit të shtetit.

“Sipas të dhënave të disponueshme, Kosova ka rreth 320 – 330 mijë punëtorë në sektorin privat, ndërsa sektori publik ka rreth 90 mijë të punësuar. Sektori privat mbetet punëdhënësi më i madh dhe kontribuuesi kryesor në krijimin e të hyrave buxhetore përmes tatimeve, TVSH-së, kontributeve pensionale, prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve. Nëse llogaritet një pagë e 13-të ose shpërblim me mesatare rreth 780 euro për rreth 90 mijë punonjës të sektorit publik, kostoja për buxhetin vlerësohet të jetë rreth 70 milionë euro. Ndërkohë, një mbështetje prej vetëm 100 euro për rreth 330 mijë punëtorë të sektorit privat do të kushtonte rreth 33 milionë euro, ose afërsisht gjysmën e kostos së një mase të tillë për sektorin publik. AKB-ja ngre pyetjen publike si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit, kur buxheti mbushet kryesisht nga puna, prodhimi dhe aktiviteti ekonomik i sektorit privat?”, thuhet në reagimin e tij.

Sipas AKB-së, punëtori i sektorit privat nuk është qytetar i rendit të dytë. “Ai është po aq taksapagues, votues dhe konsumator, sa edhe punëtori i sektorit publik. Ai paguan TVSH në çdo produkt që blen, kontribuon në fondet pensionale, mban familjen, krijon qarkullim ekonomik dhe merr pjesë në zhvillimin e vendit. Prandaj, krijimi i standardeve të ndryshme për qytetarët dhe punëtorët e Kosovës rrezikon të krijojë pabarazi ekonomike dhe sociale. AKB-ja nuk është kundër mbështetjes së sektorit publik, por është kundër qasjeve që krijojnë privilegje për njërin sektor dhe lënë jashtë tjetrin. AKB-ja kërkon trajtim më të balancuar ndërmjet sektorit publik dhe privat, mbështetje të drejtpërdrejtë për punëtorët e sektorit privat, politika që forcojnë prodhimin, investimet dhe vendet e punës si dhe dialog institucional me komunitetin e biznesit para çdo vendimi me ndikim të madh ekonomik. Nuk mund të ketë shtet të fortë me sektor privat të dobësuar. Sektori privat nuk është vetëm burim i taksave – ai është motori i ekonomisë së Kosovës”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Lajmet e Fundit

Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Autoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore...

Hamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka...

Komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik dhe financiar

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...