“Makineria e golave” CR7 nuk mjafton, trofeu i Superkupës shkon për Al Hilal
Al Hilal fiton Superkupën e Arabisë Saudite, pasi ka mposhtur me përmbysje 4-1 Al Nassrin e Cristiano Ronaldos.
Kampioni portugez kaloi në avantazh skuadrën e tij në fund të pjesës së parë, duke shënuar golin numër 897 në karrierën e tij si profesionist.
Por Al Hilal përmbys gjithçka brenda 17 minutash në pjesën e dytë, duke shënuar 4 gola në portën e kundërshtarit.
Mbyllet 4-1 për Al Hilal, që fiton trofeun e parë sezonal në vend.