Vdes një burrë në Kamenicë që po trajtohej për shkak të një aksidenti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Vdes një burrë në Kamenicë që po trajtohej për shkak të një aksidenti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një burrë që po trajtohej për shkak të një aksidenti në Qendrën Emergjente në Kamenicë, ka vdekur dje.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë dhe ka nisur hetimet.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Kamenicë  10.08.2024, 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.