Real Madrid mund Atalantën dhe fiton Superkupën
Real Madrid është i papërmbajtshëm në Evropë.
Skuadra e Carlo Ancelotti ka koleksionuar trofeun e 6-të të Superkupës së Europës, më shumë se kushdo tjetër.
Në Varshavë, klubi mbretëror fitoi 2-0 ndaj Atalantës, por do të vuante në minutat e para presionin e skuadrës së Gasperinit. Titullar ishte edhe Berat Gjimshiti, që bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë.
Në të dytën, Reali gjen golin e avantazhit në minutën e 59-të pas një asisti fantastik nga Vinisius Junior. Disa minuta më pas është Kylian Mbappe që gjeti golin e parë me fanellën e Realit.
Deri në fund asgjë nuk do të ndryshonte me bergamaskët që nuk kishin më fuqi reagimi përballë yjeve të Realit.