Lazio e largon falas Hysajn, zbulohen motivet
Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazio-s, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por për momentin, për anësorin kuqezi nuk ka asnjë ofertë konkrete.
Mediat italiane janë të sigurta në këtë pikë, Hysaj është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2025, drejtuesit e Lazio-s e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale. Kujtojmë që Hysaj përfiton të Lazio 2,8 milionë euro në sezon.
Agjenti i tij, Mario Guiffredi, zhvilloi një takim të martën me drejtuesit e klubit kryeqytetas, me këta të fundit që ia bënë të qartë edhe një herë vendimin e tyre. Pas mbledhjes, Guiffredi, u mjaftua vetëm me disa fjalë: