Presidenti Ademi takon presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë. Ja për çfarë  biseduan

Presidenti Ademi takon presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë. Ja për çfarë  biseduan

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu.

“Sot pata kënaqësinë ta takoj presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu. E urova për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe i dëshirova shumë suksese dhe punë të mbarë në udhëheqjen e futbollit turk”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Presidenti Ademi ka theksuar se Haciosmanoglu është një lider i saktë dhe i vendosur në vendimet e tij, me një njohuri të thellë për futbollin turk dhe atë të rajonit.

“Ai ka shumë projekte të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe është i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ai shprehu përkushtimin për të vazhduar afërsinë me federatën tonë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë, në shkëmbimin e përvojave dhe ideve”.

“Presidenti Haciosmanoglu më bëri ftesë për të diskutuar mbi projektet dhe nevojat tona, dhe po ashtu e priti me shumë kënaqësi ftesën time për ta vizituar Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vizituar Kosovën dhe federatat e tjera në rajon, për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve tona dhe zhvillimin e përbashkët të futbollit në rajon”, ka shkruar Ademi, duke theksuar se: “Duke i dëgjuar idet, projektet dhe vendosmërinë e tij nga presidenti Haciosmanoglu, u bë e qartë se Kosova dhe Turqia janë dy federata me miqësi të ngushtë dhe me shumë gjëra të përbashkëta, prandaj do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur sukses të përbashkët në futboll”.