“BE-ja duhet t’i tregojë Kosovës se pse ndryshoi qëndrim për hapjen e Urës së Ibrit”

“BE-ja duhet t’i tregojë Kosovës se pse ndryshoi qëndrim për hapjen e Urës së Ibrit”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i tregojë Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit.

“Nga vitet 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE0a duhet të na tregojë së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit”, ka thënë Krasniqi në konferencë për media.

“Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur”.

“Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Aty është bërë një vlerësim i qëndrueshmërisë. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin”.