“Vuçiqi e pranoi kushtin e Macron, po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit”
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se Beogradi zyrtar i ka pranuar kushtet e presidentit francez Emmanuel Macron për vizitën në Serbi dhe se po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit.
“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. Vuçiq e pranoi”, tha Trajkoviç në Novi dan në N1.
Se ka pasur një kërkesë për institucionet e Kosovës nga Serbia për bashkëpunim, e ka thënë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.