10 vjet pas aksidentit me ski, Michael Schumacher hipën në një Mercedes

10 vjet pas aksidentit me ski, Michael Schumacher hipën në një Mercedes

Kanë kaluar 10 vjet që nga përplasja fatale e Michael Schumacherit në një vendpushim skish në Alpet Franceze, që e la të shtrirë në shtrat legjendën e Formula 1.

Një raportim i ri pretendon se Schumacheri ka hyrë sërish në një makinë të Formula 1. Sipas gazetës gjermane Bild, ai ka hipur në një Mercedes AMG, me synimin për të stimuluar trurin e tij përmes tingujve që ishte mësuar të dëgjonte gjatë gjithë jetës së tij, si pilot i Formula 1.

Kjo lëvizje e mjekëve që kujdesen për Schumacherin është pjesë e planit mbështetës për shtatë herë kampionin gjerman të botës në F1, i cili nuk u shërua kurrë nga aksidenti që pësoi më 29 dhjetor 2013.

Dhjetë vjet më pas, shëndeti i tij duket se mbetet i dobët dhe i nevojitet kujdes gjatë 24 orëve, i cili i ofrohet nga një ekip prej 15 mjekësh, masazhatorësh dhe asistentësh të tjerë.

Vëllai i tij, Ralf Schumacher, madje kohët e fundit deklaroi se “asgjë nuk është e njëjtë” në komunikimin e tij me Michaelin, por shtoi se “për fat të mirë, shkenca e avancuar mjekësore ofron shumë mundësi”./a2