Ndahet nga jeta doktori, Muharrem Selmani
Ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktori kosovar, Muharrem Selmani, specialist i Mjeksisë Familjare.
Për ndarjen e tij nga jeta, kanë njoftuar sot nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa përmendin kontributin e doktor Selmanit, për shërbimin ndaj qytetarëve të Podujevës për vite me radhë.
”Ndahet nga jeta Dr. Muharrem Selmani,
Dr. Muharrem Selmani ishte specialist i Mjeksisë Familjare. Studimet për mjekësi të përgjithshme si dhe specializimin për Mjekësi Familjare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Podujevës, në lëminë e Mjekësisë Familjare ku dha kontribut të veçantë.
Në prag të pensionimit Dr.Selmani u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe ndërroi jetë.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.