BE sërish me qëndrim të njëjtë për Urën e Ibrit: Do të futet në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi
Bashkimi Evropian do ta fusë çështjen e Urës së Ibrit në agjendën e bisedimeve të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, kështu u deklarua për RTV21.
“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, ka pohuar Massrali.
Edhe më parë përfaqësues të BE-së u deklaruan kundër hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim për automjete. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ditë më parë kishte thënë se miqtë e Kosovës (Bashkimi Evropian, Quint-i), shkuan te kryeministri Albin Kurti dhe i thanë: “Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën”.