Ylli kosovar, Ermal Krasniqi është larguar nga skuadra polake, Legia Warszawa.
Sipas mediave rumune, ai pritet të rikthehet te Sparta Praga.
Krasniqi ka zhvilluar 33 ndeshje sezonin e fundit me skuadrën polake, ndërsa ka shënuar 3 gola dhe ka krijuar 2 asistime, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin për largimin e tij e ka bërë vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale ku edhe kanë shprehu falënderime për kontributin e dhënë për klubin.

