Selimi: Të akuzuarit në Hagë janë harruar nga pushteti

Selimi: Të akuzuarit në Hagë janë harruar nga pushteti

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, tha se themelimi i Gjykatës Speciale është rrëfim i sakrificës së bërë sidomos nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pak njerëz e kuptojnë sot presionin, më së pari Gjykata Speciale u votua nga Kuvendi me dy të tretat e votave, fillimisht dështoi votimi, sepse mu ata burra dhe gra nuk kanë dashur ta themelojnë, pra ne kemi pasur i madh dhe i vogël që kanë ardhur nga Amerika dhe kanë thënë duhet ta themeloni përndryshe Kombet e Bashkuara e themelojnë dhe të vjen rusi dhe kinezi si gjykatës dhe e themelojnë, dhe në ballafaqimin që me e kthy rezolutën 1244 dhe me kthy gjykatës rusë dhe kinez që ta definojnë drejtësinë në Kosovë, apo me i besu një drejtësie që ka komponentë amerikane dhe evropianë”, tha Selimi në Rubikon të Klan Kosovës.

Selimi tha se është absurde të mendohet se ish-presidenti Thaçi nuk e ka ditur se mund të jetë hetohet nga kjo gjykatë.

“Përkundër faktit që Thaçi e ka ditur se është i përmendur emri  65 herë në raportin e Dick Martyt, raporti ka qenë i qartë, secili prej tyre e kanë dituar se janë potencialisht cak i Gjykatës Speciale, njerëzit thonë Hashimi ka mendu se s’ka me qenë prandaj i ka votuar, ky është një absurd i ndyrë”, tha Selimi.

Ish-kryediplomati tha se të akuzuarit të Hagë janë harruar nga pushteti aktual, i cili s’po merret me shkeljet e të drejtave nga ana e Gjykatës Speciale.

“Fatkeqësia është që Kosova e ndërpreu çfarëdo interesimi për atë që po ndodhë atje se prej Kuvendit tonë që e ka themelu, që ka të drejtë komisionin për çështje ligjore me e thirr me i pyet përse nuk e keni flamurin në gjykatë, ku janë të drejtat e të burgosurve qe tri vjet, domethënë një sakrificë me kosto shumë të lartë për ta shpëtuar Kosovën po del si sakrificë që s’po vlerësohet shumë as prej nesh, as prej votuesve, as prej ndërkombëtarëve dhe sakrificat që i kanë bërë liderët e Kosovës po zhbëhen për shkak se kemi ba shumë gabime strategjike në këto vitet e fundit dhe temat e reja po i hanë ato të vjetrat dhe në tema të reja ne po dështojmë”, tha Selimi.