Lautaro rinovon me Interin

Lautaro rinovon me Interin

Interi ka bërë të ditur se Lautaro Martinez ka nënshkruar marrëveshje të re.

Kubi italian e zgjati bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”, thuhet në njoftimin e Nerazzurëve.

“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”.

Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë Sccudetton me shënimin e 24 golave dhe gjashtë asistimeve.

Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit.