Kuka, xhudistëve: Heronj, ju faleminderit nga zemra

Kuka, xhudistëve: Heronj, ju faleminderit nga zemra

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i ka shprehur mirënjohje krejt ekipit të tij, për sukseset e arritura në tri olimpiadat, në të cilat Kosova ishte pjesëmarrëse.

Kuka xhudistët i quajti heronj.

“Ju faleminderit nga Zemra. Mbushët rrathët Olimpik me medalje”, u shpreh Kuka.

Kosova në tri Lojërat Olimpike nuk shpëtoi pa marrë medalje.

Në “Rio 2016”, ishte “mbretëresha e xhudos” Majlinda Kelmendi, ose që ishte stolisur për herën të parë në historinë e xhudos kosovare, me medaljen e artë.

Katër vjet më vonë, dy xhudiste tjera, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, morën të artën në “Tokyo 2020”.

Ndërkaq në “Paris 2024”, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu i sollën vendit dy medalje, të argjendten dhe të bronztën.

Kështu duke arritur numri i përgjithshëm i medaljeve në pesë.

“Mirënjohje Majlindes e Fatosit për punën afër meje! Agronit Presidentit tonë falenderim të veçantë! Klubit më të mirë në Botë një falenderim i veçantë Judo Team Ippon -Peja,We make Champions of the World. Gjithë komunitetit të xhudos që jemi pak por me vlera shumë. Komiteti Olimpik e Ministria e Sportit ishin afër nesh me përkahje sa herë kishim nevojë!”, u shpreh Toni Kuka.