Mbyllet Olimpiada, Kosova e 73-ta e Shqipëria e 80-ta

Mbyllet Olimpiada, Kosova e 73-ta e Shqipëria e 80-ta

Sonte do të mbyllen edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në këtë garë morën pjesë edhe Kosova e Shqipëria, të cilat e mbyllën Olimpiadën me nga dy medalje.

Dardanët i fituan dy medalje, të argjendtën dhe të bronztën me Distria Krasniqin respektivisht me Laura Fazliun.

Këto suksese bënë që Kosova ta mbyll Olimpiadën në vendin e 73-të.

Kurse, Shqipëria përfundoi e 80-ta falë dy medaljeve të bronzta të fituara me Chermen Valiev e Islam Dudaev, në sportin e mundjes.

Këto njëherësh ishin dy medaljet e para të fituara ndonjëherë nga Shqipëria, kurse Kosova arriti në kuotën e pesë medaljeve olimpike pasi i kishte fituar edhe tri të tjera paraprakisht me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfunduan në vendin e parë me 126 medalje olimpike, prej tyre 40 të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta.

Kurse, në vendin e dytë përfundoi Kina me 91 medalje, prej tyre 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta.

Podiumin e mbylli Japonia, e cila i kishte 45 medalje, 20 të arta, 12 të argjendta e 13 të bronzta.