Ballkani e nis mbarë, Munishi “skuqet” nga gjyqtari
Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Me dy gola nga Queven Inacio, kampionët aktual mposhtën 2-0 në Suharekë, Dukagjinin e Klinës.
Ishte braziliani Da Silva që në minutën e 43 i kaloi vendasit në avantazh, pas një pasimi që pranoi nga Almir Kryeziu.
I njejti futbollist u kujdes edhe për dyfishimin e epërsisë, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca.
Pos humbjes, mysafirët pësuan edhe në bankinë, pasi në nseshjen e radhës nuk do ta kenë trajnerin e tyre.
Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Pas kësaj fitore, kampionët aktual të Kosovës udhëtojnë në Irlandë të Veriut, për duelin evropian ndaj FC Larne.