Protesta në Beograd kundër planeve për minierë të litiumit

Protesta në Beograd kundër planeve për minierë të litiumit

“Nuk do të ketë miniera” – është mesazhi që po çojnë përpara protestuesit në qendër të Beogradit, të cilët janë mbledhur të shtunën për të kundërshtuar minierën e litiumit.

Mijëra persona janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

Protestuesit kanë mbajtur në duar mbishkrimet, “Ndal Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo mihjes, eksploatimit, emigrimit”, “Rio Tinto, largohu prej Serbisë”.

Kjo është njëra prej 50 protestave që kanë mbajtur serbët, duke nisur prej fundit të qershorit.