KOK-u nënshkruan kornizën për ndryshimet klimatike me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

KOK-u nënshkruan kornizën për ndryshimet klimatike me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot kornizën për ndryshimet klimatike me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Korniza u nënshkrua në Paris të Francës nga presidenti Ismet Krasniqi dhe Nils Holmegrad nga Solidariteti Olimpik i IOC, derisa i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

KOK prej dy vitesh është pjesë e projektit “OCEAN” për ndryshimet klimatike, ku prej vitit të kaluar organizon edhe punëtori të ndryshme me federatat sportive dhe organizata tjera.