Mathus Alisson, lojtar i ri i FC KEK-ut
Nga sot Mathus Alisson është lojtari i ri i FC KEK-ut
Një sulmues i lindur më 8 maj 2002 në Brazil, ku hapat e tij të parë në futboll i bëri në Akademinë e Atletico MG, ku për grupmoshat U20 doli kampio.
Në karrierën e tij ai mbrojti ngjyrat e skuadrës FC Luverdense.
“Unë tash jam i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratë me FC.KEK. Unë njoh shumë lojtarë këtu sepse kam stërvitur me ta për gati një muaj, kështu që nuk do të duhet shumë kohë për t’u përshtatur Besoj se kemi një sezon të mrekullueshëm përpara. Kemi zhvilluar disa lojë miqësore dhe kemi bërë paraqitje mjaft të mira, ku nga katër lojët e zhvilluara kam arritur të shënoj tri herë, dhe kjo më bën shumë të lumtur”, tha Alisson.