Rritet numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet

Rritet numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se është rritur numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Ai ka thënë se tashme në tri qendra mund t’i bëni analizat e tiroides (T3, T4 dhe TSH).

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën në “Bregun e Diellit” dhe në Qendrën në lagjen “Dardania”.

“Këto analiza janë jetike për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të tiroides. Këto shërbime ofrohen në qendrat publike të mjekësisë familjare për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.