Lulzim Peci: Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me ndërkombëtarët

Lulzim Peci: Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me ndërkombëtarët

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thanë për “Radio Evropa e Lirë” se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, janë duke e thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner “i cili është i paparashikueshëm”.

“Kosova është duke shkuar në drejtim të një përplasjeje të madhe me bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo, Kosova nuk ka kapacitet që ta dëmtojë bashkësinë ndërkombëtare. Mund ta dëmtojë vetëm vetveten”, ka deklaruar Lulzim Peci