Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori.
“Pakoja për përballje me inflacionin u dërgua në Kuvendin e Kosovës, por që opozita vendosi që ta bllokojë, pasi u dashtën 2/3 e votave në Kuvend për ta kaluar këtë vendim”, ka deklaruar Kurti.
Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrit të Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi për masa që synojnë zbutjen e ndikimit të inflacionit.
“Por, unë kam kërkuar nga Ministri i Financave, që të shfrytëzojë çdo mundësi që të përballemi me inflacioni”, ka thënë ai.
“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.

