Haradinaj, Kurtit: Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa

Haradinaj, Kurtit: Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën.

“Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës.

“Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa”, ka shkruar Haradinaj.