Spanja në finale të Olimpiadës në futboll
Spanja e ka mposhtur Marokun në gjysmëfinale të Olimpiadës në futboll.
Një gol i Juanlu Sanchezit pesë minuta para fundit të takimit për 2:1 ia siguroi Furisë së Kuqe së paku medaljen e argjendtë, teksa në finale do ta ndjekin të artën.
Spanjollët që fillimisht kishin barazuar përmes Fermin Lopezit (66′), kishin qenë duke humbur 1:0 pas golit të Soufian Rahimit në minutën e 37-të.
Ata në finale do të ndeshen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes Francës dhe Egjiptit.