Moti për sot me diell dhe vranësira, maksimalja 31 gradë Celsius
Në Kosovë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik.