“Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend largimi nga Bayerni gjatë merkatos verore. E dua këtë klub. Unë dua të punoj fort, të jap gjithçka dhe të ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e sukseseve”, tha Kim.
Mbrojtësi i fortë aziatik është i përfshirë plotësisht në projektin e rekordmenëve të futbollit gjerman. Sezoni i kaluar, që si rrallë herë u mbyll pa trofe, është lënë pas krahëve.