Incidenti në Aeroportin e Shkupit
Albert Prenkaj, ish-ambasadori i Kosovës në Itali
Pas garave në mes znj. Gërvalla-Schwarz dhe Presidentes Osmani-Sadriu, se cila po e përcjellë më mirë, e më me zell estradën e VIP-ve të këngës, ndodhi një incident diplomatik në aeroportin e Shkupit në të cilin ishin involvuar Presidentja e Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Gashi, me stafin e policisë së Maqedinisë së Veriut.
Një orë e shkurtër e mësimit protokolarë:
Në organizimin e komunikimeve dhe udhëtimeve zyrtare, mënyra më
e sigurt është forma protokolare si
më e duhura, ajo shtetërorja.
Institucioni shtetëror, në këtë rast Presidenca, sipas axhendës së qartë periodike, lajmëron Protokolin e Shtetit që të dërgoj shkresë Protokolit të shtetit në të cilin është dakorduar vizita, si dhe Protokolit të shtetit tranzit, në këtë rast atij të Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë informohet, me kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës, në këtë rast ajo në Shkup për orarin e udhëtimit të Presidentes dhe delegacionit përcjellës në mënyrë që Ambasada të ndërmerr të gjitha masat e duhura që Protokoli i Shtetit të Maqedinisë së Veriut të siguron kalimin VIP në aeroport.
Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike (1961) është e qartë kur bëhet fjalë për imunitetet dhe privilegjet si dhe paprekshmërinë e poseduesit të pasaportës diplomatike.
Përfaqësimi më i lartë shtetërorë, udhëheqës të institucioneve: Kryeministër, Kryetar Kuvendi, ministra, ju sigurohet kalimi VIP, me ç’rast ata personalisht nuk kanë asnjë kontakt me stafin e VIP.
Ju lutem, nuk hapet bagazhi i shoqëruar nga përfaqësues të një shteti: qoftë President, Kryeministër, Kryekuvendarë, ministër apo ambasador/doplomat!
E tërë procedura e nevojshme zhvillohet nga stafi i Ambasadës së Kosovës në Shkup në bashkëpunim me Protokolin e Shtetit të
Maqedonisë së Veriut. Me një fjalë Presidentja nuk kontakton fare me stafin e VIP të aeroportit dhe nuk ekspozohet asnjë kontakti përpos nëse në ambijentet e VIP e pret homolog’ja e Maqedinisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Tash nga aspekti politik, për të ruajtur marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve, një incident i tillë që i ndodhë nivelit më të lartë shtetërorë, mund të mbulohet pa krijuar lajm pompoz, sado i rëndë të jetë ai. Pa zhurmë mediale, pa komunikata publike, kjo ngjarje e pahishme do të mund të rregullohej me një demarshim verbal drejtur ambasadorit të Maqedonisë së Veriut. Për të mos lënë shenj në relcionet në mes dy vendeve fqinje.
Diskursi grindavec, impulsiv, me inercion, i pa menduar, pa asnjë analizë shkak-pasojë, medoemos shkakton tension.
Kjo nuk do të duhej të ishte mënyra!
Në rastin e krijuar tashmë, duke e ditur disponimin e garniturës së re të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga VMRO- DPMNE, në koalicion me VLEN, predispozitat për acarim të relacioneve janë prezente. Të përkujtojmë se partia maqedone në pushtet ka vënë në diskutim emrin e vet shtetit, por edhe njohjen e Kosovës.
Nisur nga këto premisa, incidenti me nivelin më të lartë shtetërorë të Kosovës është një xixë stralli për të komplikuar relacionet në mes të dy vendeve, por gjithashtu ngatërron politikën rajonale, relacionet në nisma rajonale, në organizata ndërkombëtare, e për më tepër e vështirëson komunikimin e qytetatëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Mbase një analizë tjetër mund të na thot se Presidentes Osmani i është dashur një show medial për t’u viktimizuar, pas debatit me znjë Gërvalla-Shwarz, me tekste këngësh të Dafina Zeqirit?
Shif se çfarë mund të shkakton një incident diplomatik i bërë i përbotshëm.