Policia me nënstacion të ri në Soçanicë të Leposaviqit

Policia me nënstacion të ri në Soçanicë të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha dhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë hapur këtë të premte në Soçanicë të Leposaviqit, një nënstacion të policisë.

Në  ceremoninë e paparalajmëruar më parë në këtë vendbanim të komunës më veriore të Republikës, ishte i pranishëm edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Kreu i qeverisë tha se dikur, në Soçanicë ishte vetëm një dhomë me kushte të mjerueshme, teksa tha se tani janë tri dhoma, dy tualete në 75 metra katrorë dhe sipas tij, kur ka këso kushte të mira për policinë, reflektohet drejtpërdrejti edhe në cilësinë e shërbimeve që jepen për qytetarët, pa dallim.