Rama: Kosovarët e kanë braktisur Shqipërinë? Kemi 175 mijë automjete më shumë se vitin e kaluar

Rama: Kosovarët e kanë braktisur Shqipërinë? Kemi 175 mijë automjete më shumë se vitin e kaluar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se hyrjet në Shqipëri këtë vit kanë shënuar rritje, si nga aeroporti, ashtu edhe nga pika kufitare me Kosovën, Morinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë hyrjet përmes aeroportit “Nënë Tereza” këtë vit kanë shënuar rritje për 350 mijë pasagjerë më shumë se një vit më parë.

Madje, ai tha se edhe shifrat e hyrjeve në Morinë tregojnë se këtë vit ka 175 mijë automjete më shumë sesa vitin e kaluar.

“…shifrat e hyrjeve në Morinë tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë se korrikun e shkuar. Edhe ajo teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë është një 0 me xhufka”, u shpreh Rama në këtë postim, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Rama tha se aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit evropian për rritje relative me vitet paraardhëse.

“Në vlerë absolute, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë, aeroportin e Beogradit”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.