Peci beson se VV-ja në koalicion me Guxo do t’i sigurojë sërish 50% të votave
Ministri i Buqësisë, Faton Peci, ka folur për punët gjatë 2023 të cilat i mbulon kjo ministri.
Peci ka përmendur të arriturat e dikasterit që udhëheq.
Pjesë e Listës Guxo, Peci ka thënë se pret rritje të partisë sikur në Kosovë ashtu edhe në diasporë.
“Përqindja po rritet. Jemi diku 5 deri 7 për qind”, u shpreh Peci, derisa ka folur për bashkëpunim të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Peci ka komentuar sondazhin e publikuar para disa ditësh.
“Në rast se është real, në një të ardhme Vetëvendosje në koalicion me ne do t’i ketë 50 për qind”, tha ai.
Peci, ndër tjera tha se janë 85,468,659.63 euro subvencione për familjet kosovare dhe grante gjatë vitit 2023, 31,024 përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, mbi 61 milionë euro! 491 projekte të miratuara në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante, mbi 24 milionë e 97% realizueshmëri të buxhetit.
“Çdo të 3 ditë e kam taku një fermer. Kam qenë vazhdimisht pranë qytetarit dhe i kam përkrahur”, tha Peci.
Peci ka kritikuar qeveritë e kaluara derisa ka thënë se “ia kanë lënë barrën qeverisë aktuale” për një dialog të vështirë me Serbinë. /Reporteri