HomeAktualeHamza në familjen Thaçi në Mitrovicë : Është koha t’i themi STOP...

Hamza në familjen Thaçi në Mitrovicë : Është koha t’i themi STOP krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke theksuar se ndryshimi duhet të vijë nga dëgjimi i drejtpërdrejtë i shqetësimeve të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza bëri të ditur se kësaj radhe është mirëpritur nga familja Thaçi në Mitrovicë, ku ka biseduar për vështirësitë ekonomike dhe sociale me të cilat po përballen shumë familje kosovare.

“Derë më derë, shtëpi më shtëpi, për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet reale të qytetarëve tanë”, ka shkruar Hamza.

Kryefamiljari Besim Thaçi, profesor i teknologjisë, ka theksuar se situata ekonomike në vend është vështirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit, pasi çmimet janë rritur vazhdimisht, ndërsa pagat kanë mbetur pothuajse të njëjta që nga koha kur, sipas tij, ato ishin rritur nga Hamza në cilësinë e ish-ministrit të Financave.

Hamza ka vlerësuar se Kosova po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjatë viteve të fundit, duke theksuar se çmimet e larta, pagat e vogla dhe mirëqenia e përkeqësuar janë bërë barrë për shumë qytetarë.

Sipas Hamzës, është jetike që Kosovës t’i jepet një drejtim i ri politik dhe ekonomik, me rritje pagash e pensionesh, ulje të tatimeve, investime të mëdha në ekonomi, shëndetësi e arsim.

“Prandaj është jetike t’i themi STOP krizës dhe, bashkë, ta ndryshojmë Kosovën. Ky është misioni ynë. Ky është zotimi ynë”, ka deklaruar ai.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...