HomeAktualeRama: Qeveria po bllokon projektin që lidh 30 mijë banorë me qendrën...

Rama: Qeveria po bllokon projektin që lidh 30 mijë banorë me qendrën e Prishtinës

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për bllokim të qëllimshëm të një projekti urban, që sipas tij do të lidhte mbi 30 mijë banorë me qendrën e qytetit.

Rama ka deklaruar se bëhet fjalë për një platformë që, përveç lidhjes së dy pjesëve të qytetit, do të shërbente edhe për rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës tashmë e ka ndarë buxhetin, e ka realizuar projektin dhe kanë nisur punimet, por ato po ndalohen nga institucionet qendrore.

Postimi i tij në ‘Facebook’:

Ishulli urban që lidh 30,000 banorë me qendrën po BLLOKOHET. Një platformë që jo vetëm lidh dy pjesë të qytetit, por shërben edhe për siguri, po bllokohet prap qëllimisht.

Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi realizu PROJEKTIN dhe kanë fillu PUNIMET, ndërsa këta dalin dhe i ndalin punimet.

I ndalojnë punimet e Komunës, ndërsa biznesit privat i jepet leja!!!! Ky seleksionim kallxon sa hipokritë janë.

I bllokojnë 500,000 banorë për interesa politike. Këta bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Po, Prishtina nuk ka me mbet peng i bllokadave të kësaj qeverie. Nuk lejoj që qytetarët e Prishtinës me u blloku prej njerëzve të paaftë dhe dashakqij! Prandaj ftoj prokurorinë që menjëherë me u marrë me këtë çështje.

Lajmet e Fundit

Gjini nga Juniku: Biznesi vendor është motori i ekonomisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, e ka nisur...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 000 euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike...

Referimi kosovar drejt standardeve evropiane, Agim Ademi takon zyrtarin e UEFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim Nuno Castel, përgjegjësin e Konventës...

Hamza në familjen Thaçi në Mitrovicë : Është koha t’i themi STOP krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar...

Më të lexuarat

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...