Kristjan Asllani kërkohet nga Liverpooli
Kristjan Asllani konfirmoi vetëm pak ditë më parë se do të ishte pjesë e Interit dhe se do të luftonte deri në fund për të zënë një vend titullari në skuadrën e Inzaghit. Gjithsesi, gjërat edhe mund të ndryshojnë, pasi mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Liverpoolit në Angli.
Lajmin e raporton “The Athletic”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga opsionet e trajnerit Arne Slot për ta përforcuar mesfushën.
Asllani luajti si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serinë A sezonin e kaluar, por u rrit si lojtar duke treguar prova të mjaftueshme se ai mund të luajë si “regjisor” në skuadrën e Simone Inzaghit. Për këtë arsye ai pëlqehet edhe nga tekniku i ri holandez i “The Reds”.