Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do ta bartë emrin “Adem Demaçi”
Njëri nga sheshet kryesore të qytetit të Ferizajt do ta bartë emrin e “Adem Demaçit”.
Kështu njoftoi kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Aliu bëri të ditur se propozimi u mbështet edhe nga Asambleja Komunale.
“Në përvjetorin e amshimit të Bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza. Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen!”, tha Aliu.
Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, njihet ndryshe edhe si “Mandela i Ballkanit”.
Demaçi u burgos nga pushteti i atëhershëm për 25 vjet.
Ai vdiq më 26 korrik 2018, në moshën 82 vjeçare.