Kurti nuk mori pjesë në takimin për zgjedhje, Osmani: Më thanë më herët që nuk është në Kosovë, por qenka
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që ka marrë përgjigje që kryeministri Albin Kurti ndodhet sot jashtë vendit, dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në takimin e sotëm, por ai rezulton të jetë në vend.
Osmani i ka ftuar sot kryetarët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta qendrore.
“Uën i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta. Nuk është se shpesh fton presidentja për takime për tema të tilla të interesit nacional, mirëpo secili kryetar i partisë i cakton prioritetet e veta”, ka thënë Osmani në konferencë për media.
“Kështuqë kryeministri ka përcaktu prioritet tjetër. Këtë përgjigje jua paska dhënë juve [gazetares], ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”.