Opozita i dëshiron zgjedhjet më 26 janar

Opozita i dëshiron zgjedhjet më 26 janar

Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në takimin konsultativ rreth datës së zgjedhjeve parlamentare, ka propozuar që cikli i ri elektoral të mbahet më 26 janar 2025, ndërsa ka shtuar se këtë e kanë mbështetur edhe liderët tjerë opozitarë.

“Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i AAK-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur të mërkurën përfaqësuesit e partive politike në vend për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare, që planifikohen të mbahen vitin e ardhshëm, duke qenë se vendi ka hyrë zyrtarisht brenda afateve ligjore në kuadër të të cilave presidentja mund të shpallë datën e raundit të ri të zgjedhjeve.